Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Fjalori informatik.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Go0s3
Super/Moderator
Super/Moderator
Go0s3


Numri i postimeve : 64
Age : 32
Vendi : En Pc
Registration date : 26/09/2008

Fjalori informatik. Empty
MesazhTitulli: Fjalori informatik.   Fjalori informatik. Icon_minitimeMon Sep 29, 2008 10:26 pm

D

H

andheld / Shqip: dorëmbajtëse // Pajisje elektronike të cilat mund të mbahen në duar. Pajisje të tilla dorëmbajtëse janë telefonat mobil dhe PDA. Elektronika e sotme dorëmbajtëse është evoluar shumë. Në fillim këto pajisje përdoreshin si organizator,... .

hardware-in-the-loop / Shqip: hardueri në cikël // Simulimi hardware-in-the-loop është i parashikuar për sisteme të ndërlikuara elektronike të cilat kërkojnë kontrollë dhe saktësi të nivelit të lartë. Sistemet e tilla të mbyllura si automjetet, satelitat,... .

hash / Shqip: hash // (I)Funksionet per "hash" - janë algoritme që konvertojnë një hyrje (psh. string) të një domeni më të gjerë në një dalje (psh. int) me shtrirje më të vogël. Pasi që shtrirja e daljeve është zakonisht më e vogël,... .

heap / Shqip: heap // (I) Në shkencat kompjuterike, "heap" është strukturë e të dhënave (Ang: data structure) gjerësisht tip i pemës (Ang: tree), i cili duhet të plotësojë kushtin ashtu që çdo nyjë (Ang: node) duhet të ketë vlerë më të madhe (apo me e vogël varësisht nga... .

HomeRF / Shqip: HomeRF // Speficikimi për komunikimin patela mes kompjuterëve dhe pajisjeve të ndryshme në hapësira të vogla. HomeRF mund të përdoret deri në distanca prej 45 m dhe përdor Shared Wireless Access Protocol (SWAP).... .

HP-UX / Shqip: HP-UX // HP-UX është zbatim i UNIX nga Hewlett Packard që përmban BSD dhe System V Unix. HP-UX është ndërtuar që të punon me makinat PA-RISC dhe 68xx të HP. .

HTML / Shqip: HTML // HTML qëndron për HyperText Markup Language. Kjo është një gjuhë e cila shfrytëzohet për krijim e faqeve të parapara për rrjetë / internet. .

HTTP / Shqip: HTTP // HTTP (HyperText Transfer Protocol) - Protokol që përdoret për transferin e skedarëve të quajtur hypertext (tekst, grafikë, fotografi, audio, video etj) nëpër internet. HTTP lidhja realizohet në mes të klientit në një anë (psh.... .

hyperlink / Shqip: hiperlidhje // Hiperlidhja paraqet një element të një web-faqeje. Hiperlidhja realizon lidhjen me një dokument të jashtëm apo me ndonjë element / pjesë mbrenda po të njejtës faqe ku gjendet hiperlidhja. Hiperlidhjet kryesisht shfaqen si tekst i nënvizuar me ngjyrë të... .

I

IAX / Shqip: IAX // IAX është protokol i përdorur nga Asterisk-i, open-source PBX serveri nga Digium. Ky protokol mundëson VoIP lidhjet mes Asterisk serverëve ose serverëve dhe klientëve që përdorin IAX protokolin. IAX verzioni 2 (IAX2) ka zëvendësuar verzionin origjina... .

IEEE / Shqip: IEEE // Institute of Electrical and Electronics Engineers - Organizatë që përfshinë inxhinierë, shkenctarë, studenta te fushave të elektronikës dhe të gjitha fushave të lidhura me elektronikë. Kjo organizatë u themelua në vitin 1963,... .

IETF / Shqip: IETF // IETF është shkurtesa për Internet Engineering Task Force. Kjo është një bashkësi ndërkombëtare e hapur e përbër nga dizajnerët e rrjetave, operatorët, shitësit dhe hulumtuesit të cilët meren me zhvillimin e arkitekturës së internetit.... .

interrupt / Shqip: interrupt // Në inxhinierinë kompjuterike, interrupt (ndërhyrja, ndërprerja, ndalja e përkohshme), është proces kur CPU e ndalon punën që është duke bërë, pasi që ka pranuar sinjal nga ndonjë pjesë tjeter harduerike për përkujdesje.... .

Inxhinieri Programesh.

IP / Shqip: IP // Shkurtesa për Internet Protocol. IP cakton formatin e paketave ose datagrameve dhe skemën e adresimit. IP bashkohet me TCP për të krijuar lidhje virtuele mes burimit dhe destinacionit. Ekzistojnë dy verzione të IP,... .

IR / Shqip: IR // Akronim për Infra Red (sq. Infra Kuq). IR është valë elektromagnetike me gjatësi valore rreth 1 µm (mikrometër). Quhen infra kuq për shkak se shtrihen në mes të spektrit te dukshëm të dritës (kuq) dhe radio valëve,... .

IRC / Shqip: IRC // IRC, apo Internet Relay Chat, është servis i cili i lejon njerëzit në mbarë botën e internetit të lidhen dhe të bisedojnë e diskutojnë tema të ndryshme përmes IRC kanalave. Protokoli i IRC është RFC 1459,... .

IrDA / Shqip: IrDA // Infrared Data Association ose IrDA është organizatë vullnetare e prodhuesve të ndryshëm që përkujdesen që prodhimet infrakuqe në kompjutera, PDA, printera, kamera e të tjera bashkëpunojnë mes vete. Kjo shkurtesë gjithashtu përdoret për të emërtuar pr... .

ISBN / Shqip: ISBN // Shkrutesë për "International Standard Book Number". ISBN është numër identifikues unik për libra dhe është menduar të përdoret komercialisht. ISBN është krijuar në Britaninë e Madhe më 1966 nga shtëpitë botuese,... .

ISDN / Shqip: ISDN // Integrated Services Digital Network - quhet një lloj i veçantë i rrjetit të qarkut telefonik i krijuar për të mundësuar transmisionin digjital të zërit dhe të dhënave nëpërmes telave të bakrit, duke mundësuar kështu kualitet më të lartë dhe sh... .

ISO / Shqip: ISO // International Organization for Standardization - Organizatë internacionale për standardizime në shumë aspekte e themeluar në vitin 1946 dhe përfshin më se 100 shtete. Kjo organizatë ka për qëllim vënien e standardeve internacionale.... .

ISS / Shqip: ISS // (I) Stacioni Ndërkombëtarë Hapësinorë (SNH) është projekti më i madh dhe më i ndërlikuar shkencorë në histori. Projekti është i udhëhequr nga SHBA me 16 shtete tjera pjesëtare: Kanada, Japonia, Rusia dhe anëtaret e EU.... .

J

JPEG / Shqip: JPEG // JPEG është fjalë për skedat e prodhuara me standardin JPEG. Me krijimin e skedës JPEG caktohet cilësia e fotos, zakonisht në shkallë prej 1 deri më 10. JPEG (Joing Photographic Experts Group) është standard i ISO / IEC grupit të ekspertëve që zhvil... .

JPL / Shqip: JPL // JPL është shkurtesë për Jet Propulsion Laboratory. JPL është themeluar në 1936 në California Institute of Technology në Pasadena, California / SHBA. Roli i JPL në fillim ishte hulumtimi i raketave. JPL është e njohur për numrin e madh të misioneve hapë... .

JSP / Shqip: JSP // Java Server Page është teknologji për krijimin dinamik të përmbajtjës së një faqeje të internetit. JSP përdorë servlet, programe të vogla që ekzekutohen në server. .

K

KB / Shqip: KB // KB është shkurtesë për KiloByte. Një KB i ka 1,024 bajta. .

KDC / Shqip: QDÇ // KDC është shkurtesë për Key Distribution Center ose Qendra për Distribuim të Çelsave. KDC është paket i përbërë nga proceset, formulat, kodimi dhe dekodimi i përdorur në sisteme enkriptuese për të siguruar shkëmbimin e sigurtë të çelsave kriptues.... .

KDE / Shqip: Vegla KDE // KDE është mjedis i punës, apo "desktop environment", i cili punon për makina të tipit Unix. KDE projekti është themeluar në Tetor 1996 me verzionin 1.0 të liruar me 12 Korrik 1998. .

kernel / Shqip: kernel // Bërthama apo thelbi i Sistemit Operativ (SO). Kjo është pjesa e Sistemit Operativ që ngarkohet së pari dhe qëndron në memorie. Pasi që është banor (resident) në memorie, është e rëndësishme që Kerneli të jetë i vogël dhe ofron shërbimet bazë të nevoj... .

km / Shqip: km // Njësia metrike për kilometër. Një kilometër është 1000 metra ose 0.621371 mila. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fjalori informatik.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalori informatik
» Fjalori informatik..
» Fjalori informatik...
» Fjalori informatik...
» Fjalori informatik...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: