Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Si U Krijua Interneti ??!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR
Mr.VisarS


Numri i postimeve : 526
Age : 30
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

Si U Krijua Interneti ??! Empty
MesazhTitulli: Si U Krijua Interneti ??!   Si U Krijua Interneti ??! Icon_minitimeTue Oct 21, 2008 11:01 pm

Si U Krijua Interneti ??!


Si shpikja më e madhe e njerëzimit pas rrotës e zjarrit,
interneti po transformon gjithnjë e me tepër jetën e
njeriut. Transformim, i cili për nga rëndësia e tij, po
kthehet në një përdorim të domosdoshëm,
që i ngjan kafesë së mëngjesit.
Kafe e cila mund të konsumohet në tavolinë i vetëm
apo me miqtë e tu, por tani falë kësaj shpikjeje, me
të gjithë botën. Interneti prej vitesh mundëson
komunikim të shpejtë të individëve,
organizatave,mediave, qofshin vizive apo të shkruara, duke u
kthyer në enciklopedinë më të madhe të
botës moderne.

Fillimet

Fillimet e internetit i përkasin viteve 60-të, si
përpjekje e ushtrisë amerikane të lidhte me Rrjet /
Network, bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas filluan
universitetet me njëra-tjetrën dhe më vonë,
universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe
profesorët, kjo me qëllim të bëhej një
shkëmbim sa më i madh informacioni. Rreth viteve 70-të
filloi dhe komercializimi i internetit, por mund të dërgohej
vetëm posta elektronike dhe në atë kohë ishte
një shërbim tepër i kushtueshëm.

Si u krijua interneti

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që
për ne është i njohur me emrin "internet", rrjedh nga
koha e Luftës së Ftohtë në vitet 60-të. Si
iniciatorë të këtij rrjeti janë strukturat
ushtarake të ShBA-së. Që në fillim të viteve
´60-të, ushtarakët amerikanë mendonin se si ti
mbronin informacionet e tyre edhe në raste të ndonjë
sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e
mirë e këtij problemi shikohej një rrjetë
elektronike. Në këtë rrjetë duhej që të
njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të
shpërndaheshin nëpër kompjuterat që ndodheshin
në distancë. Në rast të ndryshimeve tek këto
të dhëna, duhej që ndryshimet të bëheshin
në të gjithë kompjuterat e lidhur në atë
rrjetë. Secili nga kompjuterat e lidhur duhet të komunikonte
në disa lidhje me kompjuterat e tjerë. Vetëm në
këtë mënyrë ishte e mundshme vazhdimësia e
komunikimit në rast të shkatërrimit të
ndonjërit nga kompjuterat, ose këputjes së ndonjë
lidhjeje. Por në vitin 1964, Forcat Ajrore të SHBA-së
angazhojnë firmën RAND Corporation, për ndërtimin e
projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizuar".

Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim
si paraardhës i internetit. Për shkak të shumë
vështirësive, ky projekt nuk u realizua, vetë ideja
për një "rrjetë të decentralizuar", ku mbajtja e
të dhënave bëhet në formë paketash, mbeti
një ide në letër. Qendra shkencore Advance Research
Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për
zhvillimin shkencor për ushtrinë amerikane, vendosi që
më 1966-ën të ndërlidhë rrjetin me
llogaritësin ARPA. Me këtë rast, ideja për "rrjetin
e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një
formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969,
në rrjetin ARPA-net ishin të lidhur katër
llogaritës. Tre vite më vonë, në ARPA-net ishin
të lidhur 40 llogaritës. Duhet theksuar se edhe në
këtë kohë, ARPA-net ishte një rrjet i mbyllur. Nga
ky rrjet i mbyllur, ARPA-net do të ndërtohej më
vonë si rrjeti i internetit.

Në ditët e sotme

Në internet mund të komunikosh me këdo dhe nga kudo,
mund të lexosh, mund të kulturohesh (ose të
çkulturohesh nëse je pa mend), mund të informohesh,
mund të blesh e të shesësh mallra e shërbime, mund
të paguash faturat e shtëpisë e të biznesit,
të paguash e të paguhesh, mund të botosh, të
dëgjosh muzikë,të shohësh koncerte e filma, mund
të bësh shkollë e trajnime profesionale me
korrespondencë, e të tjera e të tjera;.. e pa fund
gjëra të përditëshme nga jeta e çdokujt prej
nesh.

Zhvillimi më i madh në këtë botë të re
të teknologjisë së informacionit (IT) është
bërë që nga fundi i viteve 1980-të e në vijim.
Ashtu siç i duhej njeriut, një plug që e tërhiqte
me qe, kuaj apo traktor, për të lëruar tokën, dhe
më pas një laps e mjete të sofistikuara për të
shkruar, ashtu edhe për internetin duhet të kesh një
kompjuter dhe një lidhje, që të hysh në botën
e madhe të cyberspace (kibernetikës). Nuk mund të
mendohet përparimi i sotëm në botë, i palidhur me
botën e kompjuterit e të IT-së.

Interneti u fut për herë të parë në
Shqipëri në vitin 1991, nga Fondacioni Soros. Gjatë
këtyre 17 viteve, janë krijuar mjaft kompani, sidomos në
qytetet e mëdha të vendit, të cilat ofrojnë
përdorimin e internetit. Tashmë është e qartë
për të gjithë, se përdorimi i internetit
është një nevojë e domosdoshme për
Shqipërinë në përgjithësi, e rininë
shqiptare në veçanti. I ndodhur në një
pozitë të lakmueshme gjeografike, për sa i përket
trafikut të cyberspace, me një popullsi relativisht të
vogël dhe me një potencial të fuqishëm rinor
intelektual, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë
që me vullnet e përpjekje të vihet në radhët e
vendeve të përparuara në atë drejtim ku lëviz
e ardhmja.

Interneti dhe përhapja e informacioneve

Në të kaluarën, vetëm një elitë e
vogël mjetesh informimi, si gazetat, rrjetet televizive dhe
koorporatat e mëdha, kontrollonin pjesën më të
madhe të informacionit. Por me përhapjen e Internetit,
gjithnjë e më shumë njerëz po arrijnë të
marrin direkt informacione të pafiltruara të të gjitha
llojeve. Bizneset po e njohin këtë prirje dhe po
përpiqen të përfitojnë prej saj. Miliona e miliona
njerëz hyjnë në faqet elektronike në kohët e
sotme, për të lexuar shtypin e ditës, parashikimin e
motit, këmbimin valutor, postën elektronike e për
të kërkuar çdo gjë në të famshmin
Google. I njohur si motori më i madh për kërkimet
në Internet, ka një mesatare prej mbi 100 milionë
kërkimesh në ditë. Njerëzit nga i gjithë globi
bëjnë thuajse miliarda kërkime çdo muaj.
Informacioni ka qenë gjithnjë një produkt dhe pushtet
në botën e biznesit. Tani atë e shfrytëzojnë
më shumë konsumatorë kur përdorin Internetin. Sot
dihet se një nga shërbimet më të
rëndësishme të teknologjisë bashkëkohore
janë kompjuterat. Mundësitë dhe përdorimet e tyre
janë kaq të shumta, sa është vështirë t'i
numërojmë, por e sigurt është se ata
lehtësojnë dhe shumfishojnë në mënyrë
të paimagjinueshme punën në shumë drejtime të
veprimtarisë njerëzore.

Interneti nuk i përket askujt. Çdo kompjuter që
bashkohet me të, është përgjegjës për
strukturimin dhe për përdoruesit e tij. Nga "origjina",
natyra e tij dhe mënyra e materializimit, Interneti ka një
formë jo të përqendruar "anarkike". Kjo
karakteristikë përcakton edhe faktin që nuk i
përket askujt dhe nuk drejtohet nga askush. Megjithatë nuk
pushon së qëni një i tërë. Interneti nuk ka as
këshill drejtues, as drejtor të përgjithshëm, por
vetëm disa "trupa" që luajnë një rol
këshillues dhe regullues (jo fitimprurës) kryesisht në
temat teknikë. Përgjegjësinë kryesore për
zhvillimin teknik dhe drejtimin e rrjetit e ka sot Shoqëria e
Internetit (ISOC), që është një organizatë
vullnetare, në të cilën mund të marrin pjesë
ligjërisht dhe fizikisht persona që kanë qoftë dhe
një lidhje të thjeshtë me internetitn.

INTERNETI NË SHQIPËRI

Për herë të parë, internetin e futi në
Shqipëri, në vitin 1991, Fondacioni “Soros”
për nevojën e tij të komunikimit me qendrat e tjera
në Europën Lindore si dhe me qendrën në Shtetet e
Bashkuara. Për vite me radhë nuk kishte as ligj, as
eksperiencë në përdorimin e këtij shërbimi
të ri tek ne. Liberalizmi i ligjit të mediave në
përgjithësi pas 1997-ës, bëri të mundur
që operatorë të medias, por jo vetëm, të
zbulonin edhe botën e internetit. Ky zhvillim i vrullshëm do
të vazhdonte dhe në vitet, ku do të vendosej edhe
krijimi i infrastrukturës së nevojshme në lidhjen
ndërkombëtare.Dy janë linjat bazë nga ku
Shqipëria furnizohet me internet nëpërmjet fibrave
optikë. Njëra është linja veri-jug, që kalon
nga Kroacia për në Greqi nëpërmjet
Shqipërisë. Tjetra është linja
lindje-perëndim, që vjen në Shqipëri nga Italia,
për të vazhduar në drejtim të Turqisë
nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sallat e internetit dhe internet-kafe U zhvilluan në Shqipëri
për të tërhequr sa më shumë të
rinjtë, klientë privatë e sporadikë. Në
konceptin modern të një "kafeje", e bashkëngjitur tani
me shërbimin e kufizuar të internetit me disa kompjutera. Por
shtrirje më të gjerë morën sallat ose qendrat e
internetit me 5-20 kompjutera, të cilat sjanë gjë
tjetër veçse adoptime nga dhoma apo apartamente banimi
të kateve përdhese në "cyber-room". Një biznes ky
jo vetëm për amatorët e kompjuterave apo studentë
të sapodiplomuar me intuitë tregu, por sot dhe i kujtdo
që merr përsipër përballjen me riskun e tregut.
Rreth 1000 të tilla numërohen tani në Shqipëri, ku
pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Tiranë e Durrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.loqka-chat.tk
 
Si U Krijua Interneti ??!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: