Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullat ne Forum !!! Lexoni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
f0xEr
AdministratoR/WebmasteR
AdministratoR/WebmasteR
f0xEr


Numri i postimeve : 37
Age : 35
Vendi : Babush - LIPJAN
Registration date : 25/09/2008

Rregullat ne Forum !!! Lexoni Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat ne Forum !!! Lexoni   Rregullat ne Forum !!! Lexoni Icon_minitimeFri Sep 26, 2008 6:27 pm

Rregullat E Forumit

Mirë se vini në ..:: LoQka-Chat ::..- Forum

Pasi që jeni regjistruar në ..:: LoQKa-Chat ::.. forum ju automatikisht keni pranuar kushtet e përdorimit dhe u jeni bindur rregullores së ..:: LoQka-Chat ::.. forumit. Regjistrimi në forum është falas. Forumi është çdo herë nën kontroll dhe njëkohësisht mirëmbajtja është pjesë e rregullores. Thyerja e rregullorës mund të pasoj me përjshtimin e anëtarit nga forumi. Të gjitha vendimet e administratorëve janë përfundimtare.

Ky forum është forum i ..:: LoQKa-Chat ::.. dhe këtu preferohet të përdoret gjuha shqipe.

Rregullat kryesore të Forumit.

1. Sjellja shoqërore
Asnjë shkrim me përmbajtje raciste, nacionaliste apo fyese nuk do të tolerohet. Të gjitha shkrimet e tilla do të fshihen pa paralajmërim. Këtu bëjnë pjesë edhe fotografitë me përmbajtje të papranueshme. Kërcënimet ndaj anëtarëve të tjerë nuk do të tolerohen. Ju jeni i mirëseardhur që të shprehni mendimet tuaj dhe të sfidoni të tjerët me mendimet apo opinionet tuaja, por në mënyrë të rrespektueshme dhe pa e fyer askënd.
Fyerja e anëtarëve mund të sjellë deri te përjashtimi i anëtarit.

2. Gjuha e Forumit
Forumi i ..:: LoQka-Chat ::.. është forum në gjuhën shqipe dhe të gjitha postimet në forum duhet të bëhen në gjuhën shqipe, përveç citimeve, teksteve të librave, termave internacional, etj. Në forum të përdoren sa më pak lokalizmat dhe të mundohemi të shkruajmë me gjuhë sa më të pastër.

3. Përsëritja e temave
Mos hapni tema të njejta në shumë rubrika njëkohësisht. Para se të hapni një temë shikoni se a egziston ajo temë në Forum. Temat e përsëritura do të fshihen. Ju lusim që gjatë hapjes së temave të hapni temat në rubrikat përkatëse.

4. Logo personale (Avatar) dhe Firma (Signature)
Logo personale nuk duhet të jetë më e madhe se 80x80 piksela. Firma juaj nuk duhet të përmbajë imazhe më të mëdha se 350x80 piksela apo nuk duhet t'i kalojë 3 rreshta me 200 simbole. Në firmën tuaj nuk duhet të ketë linqe të faqeve tjera,pra asnne reklame e ndonje websiti ose forumi nuk tolerohet.Nese ndokush perdor mund të merrë Vërejtje.
Administratori ka të drejtë të fshijë logon tuaj personale apo firmën nëse nuk është në pajtim me Rregulloren e Forumit.

5. SPAM, Marketing
Mundohuni që përgjigjet në tema të jenë kuptimplota, mos të përmbajnë vetëm një emotikon apo një fjalë. Sa më shumë që të diskutojmë pasurojmë edhe dijen tonë dhe të tjerëve. Mos bëni postime ku i ftoni anëtarët e forumit që të vizitojnë faqe të tjera për qëllime komerciale (si p.sh webfaqe personale, të kompanive). Reklamimi i faqeve të tjera në Forum ndalohet. Postime të cilat përmbajnë marketing të ndonjë shërbimi apo produkti do të fshihen.

6. Identitetet e dyfishta
Nëse zbulojmë se ndonjë anëtarë po përdorë dy apo më shumë emra në forum do të përjashtohet nga forumi, posaçërisht nëse paraqitet në gjini të ndryshme.

7. Editimi i postimeve
Antaret e Staffit kanë të drejtë të editojnë apo fshijnë postimet tuaja nga forumi nëse janë në kundrshtim me Rregulloren e Forumit. Nëse mendoni se iu është bërë e padrejtë në fshirjen apo editimin e postimeve ju lutem kontaktoni Administratorin e Forumit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Www.LoQka-Chat.Tk
 
Rregullat ne Forum !!! Lexoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hackoje nje forum qe eshte phpp

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Babushi-Gaming :: BG Online Shop-
Kërce tek: