Problemi eshte qe viruset jane gjithmone nje hap para antiviruseve. Ata arrijne te depertojne deri ne brendesi te rregjistrave, dhe ne rastin me te keq deri ne memorien e paisjeve hardware dhe qe ne keto raste quhen macro viruse dhe qe cojne ne shkaterrimin perfundimtar te paisjes. Fatkeqesisht edhe sot qe po flasim miliona e miliona kompjutera ne bote infektohen ose sulmohen nga viruse, trojane, spy etj. Kjo ndodh jo se antiviruset nuk e bejne punen e tyre, por vete sistemi Windows( perdoret ne 95% ne bote) eshte nje sistem i pambrojtur, duke u ekspozuar fare lehte ndaj sulmeve.
Eshte per te ardhur keq qe dhe me versionin e tij te fundit "Vista", Microsoft e ka lene te pazgjidhur kete problem.
Duhet shtuar fakti qe:
Shumica e viruseve ose trojaneve gjenden ne webfaqet erotike, ne webet ku shkarkohen programe ose lojera dhe me i rrezikshmi eshte ai i e-mailit.
Mos i hapni asnjehere e-mail qe nuk i njihni, thjesht fshijini.
Instaloni nje popup stop per te parandaluar faqet qe hapen automatikisht pa deshiren tuaj
Azhornoni gjithmone antivirusin tuaj.
Kjo eshte me e rendesishmja, mos beni gafe te futeni ne internet nga kompjuteri juaj pa antivirus.
Por viruset i gjejme dhe ne chat ose msn.
Gjate bashkebisedimit me persona te ndryshem sa here shkruajme mesazh dhe japim komanden ENTER windows hap portat e firewall per te kaluar mesazhi, dhe sapo ky mesazh dergohet keto porta mbyllen perseri. (PORT mundeson komunikimin e kompjuterit tuaj me rrjetin nepermjet TCP dhe UDP) Zakonisht ai qe ngarkon virusin ne kompjuterin e bashkebiseduesit e ben kete pasi te kete siguruar IP e ketij te fundit dhe ngarkimin e ben nepermjet MS-DOS ne momentin kur dergohet mesazhi dhe kjo nuk kapet nga antivirusi(per aresye sigurie nuk po i publikoj komandat)
Ne 97% te rasteve kompjuteri bie pre e ketyre sulmeve, prandaj keshilla me emire eshte qe te qendroni larg chateve te huaja, pasi ketu tek ne jane te pakte ata qe dine te bejne te tilla gjera.