Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Fjalori informatik...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Go0s3
Super/Moderator
Super/Moderator
Go0s3


Numri i postimeve : 64
Age : 32
Vendi : En Pc
Registration date : 26/09/2008

Fjalori informatik... Empty
MesazhTitulli: Fjalori informatik...   Fjalori informatik... Icon_minitimeMon Sep 29, 2008 10:31 pm

R

RAM / Shqip: RAM // (I) Shkurtesë për Random Access Memory. RAM është element që bën ruajtjen e informatave, ku informata mund të lexohet në çfarë do rendi. Në RAM zakonisht mund të shkruhet dhe lexohet, dhe përdoret për informatat të cilat vazhdimisht ndyshojnë.... .

RCAT / Shqip: RCAT // Shkurtesa për Recess Channel Array Transistor. Kjo teknologji që është pronë e Samsung është publikuar me 2003. RCAT zvogëlon hapësirën e tranzitorave duke zbatuar dizajnin struktural 3D. Kjo rrit nivelin e integrimit dhe denzitetin e hapësirës për t... .

RDA / Shqip: QLBSh // RDA është shkurtesë për Remote Database Access ose Qasje e Largët e Bazës së Shënimeve. .

RDRAM / Shqip: RDRAM // Rambus Dynamic Random Access Memory është nënsistem i memories që ofron transfer të shënimeve deri në 1.6 trilion bajta për sekondë. Nënsistemi është i përbërë nga RAM, RAM kontrolleri dhe bus-i që lidhë RAM për mikroprocesorë.... .

receiver / Shqip: pranuesi // Pajisje roli i të cilës është pranimi i sinjaleve dhe përdorimi apo shëndrimi i tyre për qëllime të caktuara. Pranuesi është pajisje elektronike e cila përmban qarqet e nevojshme për manipulimin e sinjalit elektromagnetik.... .

recursion / Shqip: rekurzion // Procesi kur një funksion e thërret(aktivon) vetveten derisa të arrihet një kusht i caktuar i ndaljes. .

regex / Shqip: regex // regex është shkurtesë për "regular expressions". Regex është varg (Ang:string) me simbole të veçanta të cilat e përshkruajnë një bashkësi të vargjeve ne bazë të rregullave sintaksore. Regex përkrahen nga shumë gjuhë programuese dhe editor teksti për ... .

RF / Shqip: RF // Shkurtesë për Radio Frequency. RF është sistem telemetrik për transmetimin e shënimeve nëpër frekuenca të radios. RF janë valët në brezin prej 10 KHz deri më 300 GHz. .

RFC / Shqip: RFC // RFC është shkurtesa për Request For Comments. Kjo është një mbledhje e madhe e dokumenteve që përshkruajnë protokolet, sistemet dhe procedurat e përdorura nga interneti. P.sh. protokolet si IP, SNMP, TCP,... .

RFID / Shqip: RFID // Radio Frequency Identification është teknologji që përdoret për identifikim. Në RFID radio frekuencat përdoren për transmetimin e sinjalit i cili identifikon apo përmban shënimet e nevojshme për ndonjë qëllim.... .

RISC / Shqip: RISC // Akronim për "Reduced Instruction Set Computer". RISC është arkitekturë e procesorëve që përdorë më pak instuksione për të kryer operacione të ndryshme. Procesorët RISC përmbajnë më pak tranzistorë sesa Procesorët CISC.... .

RSA / Shqip: RSA // Teknologji enkriptuese e bazuar në çelsin publik e zhvilluar nga RSA Data Security Inc. RSA është shkurtesa për Rivest, Shamir dhe Adelman, zbuluesit e kësaj teknike. RSA është e bazuar në parimin që shumëzimi i dy numrave prim është i lehtë por zbul... .

S

scientific method / Shqip: metoda shkencore // Metoda Shkencore është mënyra e zbulimit të së vërtetë dhe fakteve, duke i ikur gabimeve. Përparësia më e madhe e metodës shkencore është që nuk ka paragjykime, pra nuk bazohet në besim por në vërtetime përmes eksperimenteve.... .

SD / Shqip: SD // Shkurtesë për Secure Digital. Këto kartela memorike kan madhësinë e një pullës postale. SD nuk i humb shënimet kur ska energji elektrike. Këto pajisje memorike të gjendjes të pandërprerë (solid state) nuk kan pjesë lëvizëse.... .

SDK / Shqip: SDK // Shkurtesë për Software Development Kit. SDK është paket i veglave, skedave dhe kodeve burimore që i ndihmojnë zhvilluesit të krijon softuer për ndonjë teknologji specifike. Ekziston numër i madh i SDK për Java,... .

SFD / Shqip: SFD // SFD është shkurtesë për Software Freedom Day. Kjo ditë e filluar me 28 Gusht 2004 ka për qëllim përhapjën e informimit mbi softuer të hapur dhe falas ose Free and Open Source Software (FOSS). Si pjesë e festimit është organizimi i mbledhjeve,.. .
.

SGSN / Shqip: SGSN // Shkurtesa për Serving GPRS Support Node. Kjo nyje e GPRS infrastrukturës ka rolin e mbartjes së paketave të shënimeve nga dhe deri te stacionet mobile në zonën e caktuar të shërbimit. Detyrat e SGSN janë drejtimi dhe transferi i paketave,... .

SIP / Shqip: SIP // Shkurtesa për Session Initiation Protocol. Ky është standard i specifikuar nga Internet Engineering Task Force (IETF) në RFC 2543. SIP përdoret për nisjen, menagjimin dhe ndërprerjen e sesioneve (ang: session) interaktive mes një ose më shumë përdoru... .
SMTP / Shqip: SMTP // Simple Mail Transfer Protocol - Protokol me anë të cilit bëhet transferi i postës elektronike (e-mail) në rrjetë. Ky protkol përdorë TCP/IP që të realizohet lidhja. Ky protokol zakonisht perdorë TCP portin 25.... .

sniffing / Shqip: nuhatje // Lloj i teknikës që përdoret në rrjeta ku sulmuesi ka mundësinë e mbledhjës së paketave në rrjetë. Nuhatja e paketave mundësohet përmes NIC-ave të vendosur në menyrën e operimit që quhet "promiscuous". NIC-at në këtë menyrë të operimit pranon gjitha p... .

SNMP / Shqip: SNMP // Simple Network Management Protocol - Protokol standard i internetit për menaxhim të rrjetave. SNMP përbëhet prej dy pjesëve: Agjentët qe janë programe që monitorojne pajisje të ndryshme individuale në rrjeta,... .

Solaris / Shqip: Solaris // Solaris është sistem operativ nga Sun Microsystems. Solaris është zbatim i UNIX. Solaris gjithashtu njihet me emrin Sun OS. Ky OS është i parashikuar për serverë dhe përdoret për makina kritike si DNS serverët qëndrorë të internetit.... .

SPAM / Shqip: SPAM // Përdorimi i padrejtë i listës së e-postës, USENET apo metodave tjera të komunikimit për të dërguar porosinë e njejtë personave të cilët nuk kanë kërkuar këtë porosi. Termini SPAM është ngjitur e-postës së tillë duke i'u falemnderuar skeçit të Monty P... .

SPARC / Shqip: SPARC // Shkurtesa për Scalable Processor Architecture. CPU-të SPARC mund të jenë 32 ose 64 bit dhe janë të bazuar në RISC. SPARC është zhvilluar nga Sun Microsystems dhe është lëshuar si arkitekturë e hapur. Këto CPU kanë gjetur përdorim sidomos në makina me... .

spin / Shqip: spini // Në Fizikë spini është momenti këndor i grimcave nën-atomike. Në Fizikën e Grimcave dhe Atomike ekzistojnë dy lloje të momentit këndor: spini dhe momenti këndor orbital. Spini është karakteristika themelore e gjitha grimcave elementare.... .

spintronic / Shqip: spintronika // Kjo fushë e re e Fizikës ka të bëjë me fenomenet e varura nga spini i grimcave të cilat i'u zbatohen pajisjeve elektronike. Spintronika manipulon jo vetëm ngarkesën e elektroneve por edhe spinin e tyre duke i'u mundësuar funksione të reja.... .

spoofing / Shqip: mashtrim // (I) Mashtrimi i origjinës. Ky termin zakonisht përdoret për të emërtuar e-postën e dërguar e cila nuk i ka informatat dërguese autentike apo të vërteta në kokë. E-posta e tillë duket si e dërguar nga një adresë e caktuar por në të vërtet nuk është.... .

SRAM / Shqip: SRAM // SRAM është shkurtesë për Static Random Access Memory. Është tip i memories së paqëndrueshme (Ang: volatile) i cili i mban shënimet përderisa ka furnizim me rrymë elektrike. SRAM dallon nga DRAM nga ajo që nuk ka nevojë për freskime të shpeshta sikurs... .

SSH / Shqip: SSH // Secure Shell është e zhvilluar nga SSH Communications Security Ltd. SSH është program që shërben për lidhje mes makinave nëpër rrjet, sikur telnet por në mënyrë të sigurtë. SSH ofron autentifikim dhe sigurim të lidhjes dhe është e paraparë si zëvendë... .

SSL / Shqip: SSL // Shkurtesa për Secure Socket Layer. SSL është zhvilluar nga Netscape për transmetimin e dokumenteve private përmes internetit. SSL punon përmes çelësit privat i cili përdoret për enkriptimin e shënimeve dhe bën sigurimin e tërë sesionit.... .

Stack / Shqip: Stack // Stack ështe strukturë e të dhënave, e bazuar ne konceptin LIFO (Ang: Last in, First Out), që do të thotë elementi që futet i fundit në një struktur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fjalori informatik...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalori informatik
» Fjalori informatik.
» Fjalori informatik..
» Fjalori informatik...
» Fjalori informatik...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: