Yoann Gourcuff e
ka lënë anash çështjen e rikthimit të tij te Milan duke thënë se ai
aktualisht është i përqendruar të luajë për Girondins Bordeaux.Gourcuff
u transferua te Milan në vitin 2006, mirëpo prania e Clarence Seedorf
dhe Kaka, bëri që ai të jetë zgjidhja e dytë te Rossonerët, të cilët
gjatë kësaj vere e huazuan te Bordeaux ku siç duket e ka gjetur veten.
Forma e tij ka nxitur spekulime nëse do të qëndrojë te Bordeaux ose do
të kthehet te Milan në fund të sezonit. Për ta mbajtur atë skuadra
franceze duhet të paguajë së paku 15 milionë euro, mirëpo vetë lojtari
nuk është i interesuar të flasë për të ardhmen.
“Kanë kaluar vetëm nëntë javë nga Kampionati dhe ka shuamë gjëra për të
bërë. Po mendoj vetëm për ndeshjet e Bordeaux dhe për asgjë tjetër”, ka
thënë Gourcuff.