Disa
nga diplomatët e parë kosovarë do të vendosen të dielën në misionet
diplomatike si të ngarkuar më punë të Republikës së Kosovës. Ndërsa
vendosja e të gjithë të diplomatëve do të kompletohet deri në fund të
javës së ardhshme.Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme,
Vlora Çitaku, ka deklaruar se të ngarkuarit me punë në përfaqësitë
diplomatike të Londrës, Ankarasë, Vjenës dhe Tiranës të dielën do të
zbarkojnë në këto vende për të filluar punën e tyre si përfaqësues
diplomatikë të Republikës së Kosovës.
Çitaku ka theksuar zbarkimi i të ngarkuarve me punë do të bëhet gradualisht.