Norvegjia
ka hapur të martën edhe zyrtarisht Ambasadën e saj në Prishtinë, duke
avancuar në këtë mënyrë marrëdhëniet diplomatike të këtij vendi me
Kosovën.Ceremoninë zyrtare të hapjes e ka drejtuar
zëvendës-ministrja e jashtme e këtij vendi, Elisabeth Walas, ndërsa aty
ka marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Me këtë rast presidenti Sejdiu e falënderoi qeverinë e Norvegjisë për
angazhimin e saj në Kosovë duke ftuar këtë vend që të thellojë edhe më
tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.