Shkup, 23 tetor - Policia në Maqedoni ka shkatërruar një rreth të kontrabandimit të cigareve dhe ka arrestuar 28 persona të përfshirë në trafik ilegal të duhanit, një nga bizneset më profitabile në Ballkan. Gjatë natës së të martës policia kishte konfiskuar 15 tonë cigare dhe ka arrestuar një biznesmen të njohur, Bajrush Sejdiun, 40 vjeçar, pronar i një ekipi lokal futbolli, i disa kompanive dhe restoranteve në Kumanovë. "Të arrestuarit do sillen paar drejtësisë nën akuzat për prodhim ilegal, kontrabandim dhe shitje të cigareve, si dhe korrupsion dhe shkelje tjera", ka thënë ministrja e brendshme Gordana Jankulovska. Përvec cigareve, policia ka konfiskuar edhe një sasi të madhe të armëve dhe municionit gjatë bastisjes së 24 depove të dyshuara në Kumanovë dhe Shkup.