Ne disa bastisje, në Gjakovë dhe në Prizren, polcia ka konfiskuar 3. 5 kilogram heroinë, po ashtu janë gjetur edhe armë, ndërsa të dyshimtit janë aerrestuar
Sipas një njoftimi nga polcia e Koscws, nisur nga informatat e qytetarëve, dje me datën 07 Nëntor 2008, Hetuesit e Njësisë të Hetimeve Transkufitare të cilat veprojnë në kuadër të Departamentit kundër krimit të Organizuar, kanë filluar një hetim me ç’ rast, pasi që është marr edhe urdhëresa nga Gjyqtari i procedurës paraprake, është bastisur një shtëpi në Gjakovë.nw tw cilwn janë konfiskuar rreth 2 kg substanca narkotike të dyshuara te jete heroin dhe një revole e prodhimit “Zastava” të kalibrit 6.35 m, ndërsa është arrestuar E. Nagavci (1983) nga Gjakova.
Ndërsa,më 06.11.08 rreth orës 18:00 Njësiti Regjional për Luftimin e lendeve narkotike ne Prizren pas zhvillimit intensiv të hetimeve në asistim edhe te Njësitit për Mbështetje Operative dhe me pëlqimin e Prokurorit Publik te Qarkut ne fshatin Mushtishtë, në Suhareke, është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshimtit S.J (1980) pasi qe dyshohej se ky person posedon lende narkotike.
Gjatë kontrollimit të këtij lokacioni është gjetur një sasi narkotike e dyshuar dhe 40 fishekë te kalibrit 7.62mm.
Pasi është bërë testi fushor dyshohet se substanca narkotike është e llojit Heroin dhe sasia e konfiskuar është 1 (një) kilogram e 532 (pesëqind e tridhjete e dy) gram.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i cili ka dhënë urdhër qe personi i dyshuar te dërgohet ne Qendrën e Ndalimit për 72 ore.
Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive.
Hetimet regjionale ne Prizren janë duke bere përpjekje maksimale për luftimin e kësaj dukurive negative për shoqërinë