Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është prioriteti absolut i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti në Forumin e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Zagreb.
Prioriteti tjetër madhor i Republikës së Kosovës është integrimi në BE dhe në NATO, ka pohuar Pajaziti. BE-ja ka kërkuar nga shtatë vendet ballkanike që ta luftojnë korrupsionin, nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e unionit.