Policia e Kosovës konfirmoi sot po vazhdojnë hetimet për shpërthimin e mbrëmshëm para selisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë. Zyrtarja për media në Policinë e Kosovës, Sabrie Kamberi tha se hetimet për rastin e mbrëmshëm janë duke vazhduar intensivisht por ajo tha se ende nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihen motivet e këtij sulmi.
Në anën tjetër vetë Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) thotë se nuk do merret me këtë punë pasi që ata i besojnë tërësisht Policisë së Kosovës.