Prishtinë, 15 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot komandantin e forcave gjermane në Kosovë, Gjeneralbrigade, Vilhelm Gryn (Wilhelm Grün). Me këtë rast, Presidenti Sejdiu e falënderoi atë për punën e suksesshme, duke ripërsëritur se pjesëtarët gjermanë, si edhe të gjithë ushtarët dhe eprorët e tjerë të KFOR it, gëzojnë respektin e madh të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa, gjenerali Gryn, i cili i jep fund shërbimit të tij në Kosovë në fund të këtij muaji, tha se qëndrimi i tij këtu i kishte ofruar një eksperiencë tepër të veçantë.