Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR
Mr.VisarS


Numri i postimeve : 526
Age : 31
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë Empty
MesazhTitulli: Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë   Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë Icon_minitimeMon Oct 20, 2008 2:13 pm

Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë F.1020032528676_m
Kosova
do të shtrijë rrjetin e vet diplomatik brenda mundësive të saj, ka
thënë presidenti Fatmir Sejdiu. Pas dërgimit të diplomatëve të parë të
Kosovës në Turqi, Shqipëri e Austri, do të pasojnë edhe misionet
diplomatike në vendet tjera, ka thënë presidenti kosovar.
Pasi
që Kosova nuk e ka zgjidhur ende çështjen e hapjes së ambasadave, të
ngarkuarit me punën e ambasadorëve, fillimisht do të punojnë nëpër
objekte me qira dhe me staf të kufizuar. Sidoqoftë, presidenti Sejdiu
tha se shtrirja e diplomacisë kosovare ka një rëndësi të madhe në këtë
fazë kur Kosova si shtet i ri merr ofertat e vendeve tjera për
ndërtimin e raporteve diplomatike.

“Mund të them se janë hapa vërtet të rëndësishëm që janë bërë krahas
pjesës objektive të vështirësive që ne kemi. Është një strukturë –
bërthamë e diplomacisë së Kosovës dhe e prezantimit të vendit në vende
të rëndësishme, dhe mendojmë se do të vazhdojmë me shtrirjen misioneve
diplomatike për aq sa do të kemi mundësi”.

“Kemi një rrjet modest, fillimisht për nevojat parësore të Kosovës...,
them po ashtu se janë njerëz që do të prezantojnë në mënyrë të mirë
vendin dhe kanë bërë një kohë edhe përgatitje të mira që janë të
domosdoshme për punën e tyre”, tha Sejdiu.

Këto komente, Sejdiu i bëri pas nja takimi që zhvilloi me
zëvendësministren e Jashtme të Norvegjisë, Elisabeth Waalas, e cila
konfirmoi se Norvegjia nesër do të hapë ambasadën e vet në Prishtinë.

Në këtë aspekt, presidenti Fatmir Sejdiu tha se pas Washingtonit,
Brukselit, Londrës e qendrave tjera të rëndësishme botërore, hapi
tjetër i Kosovës do të jetë hapja e ambasadave në vendet fqinje, por
edhe në Skandinavi.

Duke u ndërlidhur me aspekte të zhvillimeve të brendshme politike,
presidenti Sejdiu u shpreh i bindur se në Kosovë nuk do të ketë vakum
dhe paqartësi në lidhje me misionet ndërkombëtare.

Ai tha se pret një koordinim ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe BE-së që
tranzicioni të përfundojë sa më shpejt dhe EULEX-i të startojë me
punën. Ndërkaq, u shpreh i vendosur se Beogradi nuk do të pyetet në
lidhje me vendosjen e misionit të EULEX-it, rrjedhimisht edhe të
pushtetit legal vendor në gjithë territorin e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.loqka-chat.tk
 
Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rama: Dorëheqja e Berishës, zgjidhja më e mirë
» Rexhepi: Largimi i Galluccit, lajm i mirë
» Topi: Njohja e Kosovës nga Maqedonia e Mali i Zi, një lajm i mirë për stabilitetin e rajonit
» Sejdiu do të vizitojë Shqipërinë
» Sejdiu: Njohje me rendesi te madhe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: