Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Topi: Njohja e Kosovës nga Maqedonia e Mali i Zi, një lajm i mirë për stabilitetin e rajonit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
PerpariMii
Super/Moderator
Super/Moderator
PerpariMii


Numri i postimeve : 95
Age : 37
Vendi : LipjaN CiTy
Registration date : 29/09/2008

Topi: Njohja e Kosovës nga Maqedonia e Mali i Zi, një lajm i mirë për stabilitetin e rajonit Empty
MesazhTitulli: Topi: Njohja e Kosovës nga Maqedonia e Mali i Zi, një lajm i mirë për stabilitetin e rajonit   Topi: Njohja e Kosovës nga Maqedonia e Mali i Zi, një lajm i mirë për stabilitetin e rajonit Icon_minitimeSat Oct 11, 2008 9:38 pm

Tiranë, 10 tetor - Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, përshëndeti sot njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi. Presidenti Topi konsideron se vendimi i djeshëm i Malit të Zi dhe të Maqedonisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës është një gjest i shumëpritur dhe mjaft i rëndësishëm për zhvillimet e perspektivës së marrëdhënieve në rajonin ballkanik. "Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Malit të Zi dhe nga Republika e Maqedonisë është jo vetëm një lajm mjaft i mirë që i kontribuon stabilitetit në rajonin ballkanik, por, nga ana tjetër, unë besoj dhe jam i bindur për këtë, që do të ndikojë ndjeshëm edhe në rritjen e ndjeshmërisë të vendeve që janë më larg nga rajoni ballkanik për të marrë vendimin e duhur, të mirëpritur për njohjen nga sa më shumë vende të pavarësisë së Kosovës", theksoi Topi me anë të një deklarate para mediave, duke shprehur bindjen se procesi i njohjes nga fqinjët do të influencojë pozitivisht edhe vende të tjera për ta njohur Kosovën. Me këtë rast Presidenti i Shqipërisë vlerëson "shumë stabilitetin në rajonin tonë ballkanik, mënyrën e moderuar të sjelljes së lidershipit politik në të gjitha këto vende që kanë bërë njohjen e pavarësisë së Kosovës", si dhe vlerësoi me nota shumë pozitive sjelljet e moderuar të lidershipit politik të Kosovës, të të gjitha institucioneve, të cilat po japin shembuj të qartë të ndërtimit të një shteti mbi bazat e multietnicitetit. "Besoj që e ardhmja e Ballkanit, sikurse është demonstruar dhe po vijon të demonstrohet dhe nga vendet, të cilat po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt integrimit, padiskutim që do të jetë në rrugën euroatlantike", nënvizoi Presidenti Topi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wWw.Loqka-ChaT.Tk
 
Topi: Njohja e Kosovës nga Maqedonia e Mali i Zi, një lajm i mirë për stabilitetin e rajonit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rexhepi: Largimi i Galluccit, lajm i mirë
» Topi shtyn vizitën për në Mal të Zi
» Rama: Dorëheqja e Berishës, zgjidhja më e mirë
» Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë
» PSD-ja kërkon rol më aktiv nga Qeveria e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: