Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Çeku: Prishtina pa strategji...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR
Mr.VisarS


Numri i postimeve : 526
Age : 30
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

Çeku: Prishtina pa strategji... Empty
MesazhTitulli: Çeku: Prishtina pa strategji...   Çeku: Prishtina pa strategji... Icon_minitimeSun Oct 19, 2008 3:02 pm

Çeku: Prishtina pa strategji...


Kryetari i
Partisë Social-Demokrate, Agim Çeku, ka deklaruar se Prishtina zyrtare
nuk ka një strategji të qartë për t’ia marrë serbët e Kosovës Beogradit.

një intervistë për Top Channel, Çeku propozon që nën shembullin e
vendeve të rajonit, në Kosovë të shpallën disa zona me interes të
veçantë kombëtar, ku do të përqendrohen të gjitha përpjekjet qeveritare
për të ndihmuar serbët, duke i dërguar kështu edhe një mesazh të fortë
bashkësisë ndërkombëtareve.

“Pa zgjidhjen e çështjes se serbëve të Kosovës nuk do të kemi njohje të
tjera, nuk do te kemi integrim ne institucionet ndërkombëtare dhe nuk
do te jemi një vend i qëndrueshëm. Aktualisht për këtë nuk po bëhet
asgjë. Nuk po ndiqen shembujt e disa vendeve te rajonit, ku zona te
tilla janë shpallur ”zona te interesit kombëtar”. Në to duhet te këtë
me shumë zyrtarë, policë e ushtarë, duhet të dedikohen resurse
konkrete. Qeveria nuk po mendon për Kosovën, por vetëm për votën. Ne
duhet te luftojmë për serbët e Kosovës”, ka pohuar Çeku.

Ish-kryeministri Çeku, aktualisht ne krye te një partie të re, të
krijuar pas pavarësisë, mendon se Kosova duhet te zhvilloje zgjedhje të
parakohshme. “Zgjedhjet duhet te mbahen sa më shpejt. Duhet një fillim
i ri për Kosovën. Jam i sigurt që vitin e ardhshëm edhe qytetaret do të
kërkojnë zgjedhje”, ka shtuar Çeku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.loqka-chat.tk
 
Çeku: Prishtina pa strategji...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: Prishtina mund të bisedojë me Beogradin vetëm në nivel të barabartë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: