Zëvendëskryeministri
i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi do të udhëtojë sot për në
Bruksel, ku do të udhëheq delegacionin kosovarë në takimin e nesërm me
Komisionin Evropian.Qëllimi i takimit është: njoftimi me
përmbajtjen e Raportit të Progresit, i cili publikohet çdo vit, në
nëntor, nga Komisioni Evropian, bëhet e ditur në një komunikatë të
Kryeministrisë.
Raporti i Progresit vlerëson zhvillimet politike, ekonomike dhe
respektimin e standardeve evropiane nga ana e Kosovës. Raporti ka një
rëndësi të veçantë për procesin e ecjes së Kosovës drejt integrimit në
Bashkimin Evropian, thuhet në fund të kësaj komunikate.