PerpariMii Super/Moderator
Numri i postimeve : 95 Age : 37 Vendi : LipjaN CiTy Registration date : 29/09/2008
| Titulli: Kuçi: Qëndrimi ndaj planit të OKB-së mund të ndryshojë, kur të ndryshojë përmbajtja e planit Sat Nov 15, 2008 8:39 pm | |
| “Qëndrimi i Kosovës ndaj planit gjashtë pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, mund të ndryshojë me ndryshimin e përmbajtjes së këtij plani”, tha sot zv/kryeministri Hajredin Kuçi, në debatin e organizuar nga AKR-ja me temë: “ Kosova dhe Ballkani pas ndërrimit të administratës amerikane dhe gjashtë pikat e Ban Ki Munit”, ku mori pjesë edhe analisti Janosh Bugajski. Qëndrimi kundër planit gjashtë pikësh nuk është vetëm i presidentit dhe i kryeministrit të Kosovës, por atë e kundërshton i tërë populli i Kosovës, sepse është tërësisht kundër interesave të vendin tonë. Kështu u shpreh sot zv. kryeministri, Hajredin Kuqi, duke potencuar se ky plan gjashtë pikësh i sekretarit Mun mbetet i papranueshëm për shumë arsye . “Procesi ka shkuar në rrugën jo të drejtë. E para, është lidhur një marrëveshje me Beogradin dhe pastaj është tentuar që ajo marrëveshje, në një apo në tjetër mënyrë ajo të shitet në Prishtinë. Dhe, e dyta ka qenë gabimi në përmbajtje. Përmbajtja e planit gjashtëpikësh nuk e ka respektuar Kushtetutën e Kosovës, nuk e ka garantuar edhe vet planin e presidentit Ahtisari, që e kemi arritur me Bashkësinë Ndërkombëtare, se garanton tërësinë territoriale, funksionimin e institucioneve demokratike dhe s’ka garantuar një sistem unik në Kosovë”, ka thënë Kuçi. Në pyetjen e shpeshtë të shtruar nga gazetarët javën e fundit, lidhur me planin 6 pikësh, “se a mund të ndryshojë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës në rast të presionit nga jashtë”, zv. kryeministri, Kuçi, tërthorazi dha këtë shpjegim. “Presioni nuk duhet të shkojë me e ndryshu qëndrimin Kosova, por presioni duhet të shkojë me e ndryshu planin 6 pikësh”, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi.. Ndërkaq, analisti nga Instituti për Studime Strategjike në Uashington, Janosh Bugajski, këtë plan e quajti si jo të mirë për Kosovën. Ai njëherësh kërkoi nga diplomacia kosovare aktivitet më të ngjeshur në lobimin për pavarësinë e Kosovës. “E para, dua të them, që përfaqësuesit institucional kosovarë të jenë më dinamik në veprimtarinë e tyre në Uashington dhe Amerikë. E dyta, që Kongresi në Amerikë të angazhohet në ndihmë Kosovës dhe e treta, që të zhvillohet një kampanjë më e suksesshme për njohje të Kosovës, e për çka, e gjithë kjo kërkon një angazhim më të madh në këtë drejtim”, ka konstatuar Bugajski. Qëndrimi i popullit të Kosovës “pro Amerikës”, nuk është vetëm qëndrim i një lideri apo qeverie, por vullnet i gjithmbarshëm i popullit të Kosovës”, u tha në këtë takim. Po ashtu të pranishmit në këtë debat falënderuan për ndihmën amerikane dhënë Kosovës gjatë gjithë proceseve të rëndësishme për vendin tonë. | |
|