Amerikanët kanë filluar të jenë më pozitiv lidhur me mundësitë e daljes nga kriza ekonomike globale, tha presidenti Bush.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë pas një takimi me drejtuesit e
biznesit në Luiziana tha se qasja e njerëzve ka ndryshuar nga "gjendje
pranë panikut" në një situatë më të qetë. Megjithatë presidenti Bush
tha se ka ende rrugë të gjatë deri në arritjen e qëndrueshmërisë së
plotë të tregjeve financiare.
Në të tjera zhvillime kreu i bankës qëndrore amerikane, Ben Bernanke
tha se ndoshta do të duhet dhe një paketë tjetër ndihme nga qeveria për
të stimuluar ekonominë.
Pas komenteve të Bernankes tregjet financiare amerikane shënuan rritje.