Prishtinë, 27 janar - Në lidhje me zhvillimet e fundit rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë reaguar edhe institucionet më të larta të shtetit. Kështu kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, zhvillimet e fundit në FSK, i ka vlerësuar si tejet shqetësuese për faktin se ka pasur devijime gjatë procesit të kalimit të ish-pjesëtarëve të TMK së në FSK. "Unë dua të jem shuam transparent, realisht nga ajo që kam dëgjuar ka pasur devijime nga ky proces dhe ka joprofesionalizëm në përzgjedhjen e pjesëtarëve të FSK së. Ne shpresojmë që institucionet përkatëse për këtë do t'i korrigjojnë procedurat dhe të jenë të interesuar për konsolidim të FSK së me njerëz të duhur të saj", është shprehur Krasniqi.