Kuvendi i Kosovës nuk do të diskutojë më rreth planit gjashtë pikësh të OKB-së, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke thënë se institucionet e Kosovës tashmë kanë dhënë qëndrimin e qartë për këtë plan. Ai e bëri këtë deklaratë pas takimit me ambasadoren e Republikës së Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova, e cila i prezantoi kryesisë së Kuvendit prioritetet e qeverisë së saj, gjatë kryesimit të radhës së Bashkimit Evropian