Bratisllavë, 15 tetor - Shefi i diplomacisë sllovake Jan Kubish ka deklaruar se Sllovakia mund të shqyrtojë njohjen e pasaportave të Kosovës. "Ne pranojmë dokumentet e udhëtimit të UNMIK ut, por kur këto të mos kenë më vlefshmëri do jemi të gatshëm, që për arsye humanitare të shqyrtojmë se si do t'ia bëjmë më tutje, dhe kur bëhet fjalë për këtë edhe do lëshojmë viza në pasaportat e Kosovës", ka thënë Kubish në një bisedë online me lexuesit e gazetës "Pravda". Duke iu përgjigjur pyetjeve për Kosovën, Kubish ka hequr frikën se Sllovakia për shkak të presionit të SHBA së dhe BE së mund t'ia kthejë shpinën Serbisë, kur është në pyetje Kosova.