Mitrovicë, 24 mars - Presidenti i Republikës Dr. Fatmir Sejdiu, familjeve Berisha dhe Hajrizi ua dorëzoi "Medaljet e Pavarësisë", me të cilat Latif Berishën dhe Agim Hajrizin i kishte dekoruar Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Këto medalje dhe mirënjohje janë shenjë e nderimit dhe e përkujtimit të përhershëm institucional që Republika e Kosovës u bën bijve të vet më të mirë, të cilët jetuan, punuan dhe u sakrifikuan për atdheun e tyre, tha Presidenti Sejdiu.