Bosnja
e Hercegovina për një kohë të pacaktuar nuk do të njohë Kosovën, ka
thënë për radion çeke ministri i jashtëm i B e H, Sven Alkalaj, i cili
sot po viziton Pragën."Cilado çështje që do t'i
kontribuonte çrregullimit të stabilitetit të B e H dhe do të rrezikonte
drejtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NAT0-s në këtë moment nuk
vjen parasysh", ka thënë Alkalaj.
Sarajeva ka refuzuar t njohë edhe pasaportat e Kosoves. Si prioritet të
politikës së jashtme të vendit të tij, Alkalaj ka theksuar zhvillimin e
marrëdhënieve të mira fqinjësore, para së gjithash me Serbinë edhe
Kroacinë.