Partia reformiste “ ORA” adresoi sot një varg kritikash ndaj Qeverisë së Kosovës, për mosefikasitet në ushtrimin e kompetencave të veta. Kryetarja e ORA-së, Teuta Sahatqia, tha se për vendosjen e EULEX – it, duhet të pyetet Kosova e jo Beogradi. Ndërsa raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, ajo e quajti shqetësues për vendin duke shtuar se për këtë imazh të Kosovës, ka gisht edhe UNMIK-u